Flash

Incidenti tragjik në Madagaskar-Senegal, bilanci i viktimave shkon në 8

Lapsi.al 10 September 2018
Incidenti tragjik në Madagaskar-Senegal, bilanci i viktimave shkon në

Duhej të ishte vetëm një festë e thjeshtë sportive. Me buzëqeshje, tifozeri dhe pasion për lojën. E ndërkohë, në minutat përpara Madagascar-Senegal, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës 2019, tragjedia priste pas qoshes dhe nuk i la asnjë vend gëzimit që futbolli di të japë. Në Mahamasima Municipal Stadium, impianti i Antananarivo që mirëpret ndeshjet e skuadrës kombëtare vendase, një turmë oqeanike është derdhur për të zënë një vend në shkallët e stadiumit: më shumë se 20mijë spektatorë ishin brenda stadiumit, ndërsa shumë persona kishin arritur të qendronin në sheshet e vogla në hyrje të tij. Britma e shtyrje të forta dhe e gjithë kjo për të mos humbur fillimin e takimit: një situatë shumë e rrezikshme, që për 8 tifozë ka qenë fatale.

Mijëra persona, por vetëm një derë e hapur për tu futur brenda stadiumit. Në mbrëmjen e një dite më parë bilanci fliste për një viktimë e 37 të plagosur, nga të cilët dy në gjendje shumë të rëndë. Por orët e fundit numri i të vdekurve është rritur shumë: në total - sipas asaj që raportojnë mediat lokale - flitet për 8 persona të vdekur. Pak më shumë se një vit më parë, e njëjta dinamikë u verifikua në Angola: ishte shkurti i 2017, atëherë humbën jetën 17 persona.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI