Flash

E zhdukur prej 5 ditësh, prangosen 4 persona, dyshohet se 15-vjeçarja u rrëmbye nga shtëpia e saj

Lapsi.al 10 September 2018
E zhdukur prej 5 ditësh, prangosen 4 persona, dyshohet se

Kanë kaluar 5 ditë nga zhdukja e një vajze 15-vjeçare në Bulqizë, e cila dyshohet se është rrëmbyer më forcë nga shtëpia e saj. Policia për ngjarjen ka arrestuar edhe 4 persona, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë rrëmbyer nën kërcënimin e armës nga shtëpia e saj 15-vjeçare.

Ka qenë nëna e saj që e ka denoncuar këtë ngjarje në polici. Ndërkohë, policia ka arrestuar deri më tani Edison Dangri, 21 vjeç nga Bulqiza, Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë, si autorë të rrëmbimit.

Nga ana tjetër është shpallur në kërkim shtetari F.T, i dënuar me herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve dyshohet se 15-vjeçarja ishte në një lidhje intime me shtetasin F.T.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI