Flash

Detaje/ Sherri me prindërit, arsyeja pse 13-vjeri vrau veten në Vlorë

Lapsi.al 10 September 2018
Detaje/ Sherri me prindërit, arsyeja pse 13-vjeri vrau veten në

Arsyeja pse 13-vjeçari i dha sot fund jetës në Vlorë dyshohet se ishte pasi debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Më herët ai kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. 13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit.

Të këshilluara

Denoncimi/ Qeveria mbyll 14 shkolla në Mat

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka denoncuar mbylljen e 14 shkollave në rrethin e Matit, ndërsa hedh akuza të forta në adresë të qeverisë Rama du...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI