Televizione e portale e raportuan në masë e shpërthimin e nervave të Serena Williams gjatë ndeshjes finale të US Open ndaj Naomi Osakës.
Ajo mendon se arbitri u tregua i padrejtë me të, duke e penalizuar edhe pse sipas saj, nuk kishte bërë asgjë të gabuar, e kjo i solli humbjen e game-it, që u reflektua në fund, edhe në mbylljen e lojës në tërësi në setin 6-4.
Ajo më pas u qetësua, por sërish kujtoi se kolegë të vet meshkuj i kanë ofenduar arbitrat edhe më keq, e nuk kanë marrë ndëshkime të tilla.
