Flash

Babë e bir mohojnë akuzat për vrasjen e Alket Muhos në Memaliaj

Lapsi.al 10 September 2018
Babë e bir mohojnë akuzat për vrasjen e Alket Muhos në

Gjykata e Gjirokastrës jep masën 'arrest me burg' për babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho, i cili njihej edhe si personi që kishte denoncuar disa herë në polici për parcelat me kanabis që lulëzonin afër fshatit ku banonte.

Në sallën e gjyqit të dy, si babai dhe djali mohuan akuzat dhe thanë se ndodheshin rastësisht në fshatin Rabije.

“Pavarësisht konflikteve të mëparshme, me të kemi pasur raporte si me të gjithë banorët e tjerë të fshatit”, kanë thënë ata në gjykatë duke mohuar të kenë lidhje me vrasjen.

Në sallën e gjyqit u zbulua edhe një detaj tjetër nga konflikti mes fqinjëve. Pak kohë më parë viktima Alket Muho kishte qëlluar me sëpatë autorin e dyshuar Hetem Muho dhe mendohet që kjo ngjarje mund të ketë rindezur sërish sherret e vjetra mes tyre.

Dy vjet më parë ata kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat. Hetem Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokë me ligjin 7501. Mësohet gjithashtu se ishte vetë Hetem Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba në fshatin Rabie të Memaliajt. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por asnjëherë nuk u përjashtua mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09