Andi Bushati: Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja
Lexo më tej: Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit Duke pasur parasysh këtë shkelje zyrtarët e qeverisë shqiptare janë zotuar para Brukselit se do t’a hedhin poshtë këtë lojë pa garë dhe kjo ka bërë që në deklaratën e znj. Matuella të gjehet një gjuhë diplomatike për të shpallur rrëzimin e ligjit: “Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”. Pra, sipas këtij dokumenti, nuk do të ketë më një marrëveshje Rama – Fusha, ku i pari fal tokën publike për ngritjen e 6 kullave dhe si rrjedhim i kësaj, i dyti ndërton një godinë teatri “30 milionë euro” të projektuar nga arkitekti i përzgjedhur më parë, Bjarke Ingels.Investigimi/ Lidhjet e padukshme të kompanisë ‘FUSHA’ me pushtetin e Rilindjes
Sa ka perfituar kompania Fusha nga Rama? Këtë gjë e kishte paralajmëruar në një farë mënyre edhe Gramoz Ruçi, i cili kur shtyu datën e shqyrtimit të dekretit të Metës në kuvend, tha se parlamenti po priste edhe një përgjigje nga BE. Në një farë mënyre atë e paratha edhe Erion Veliaj, që dy ditë më parë foli për një proces të hapur dhe transparent. Kur presidenti Ilir Meta në fund të korrikut e ktheu mbarapa këtë ligj, një nga 9 pikat e atsyetimit të tij ishte edhe se marrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit, shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pikërisht këtë ka sanksionuar edhe letra e ardhur sot nga Brukseli. Por kjo fitore e të gjithë atyre që denoncuan një mega pazar korruptiv, nuk do të thotë aspak se godina e vjetër e Teatrit Kombëtar është shpëtuar. Kryeministri i ka dhënë klientit që i ka rregulluar zyrat e veta, afr 80 milionë tendera publikë, ose pa garë fare, ose me gara të shpallura, por ku nuk ka marrë pjesë asnjë konkurent. Kështu që kjo praktikë, (shih tabelën poshtë) mund të përsëritet. Pra që, edhe të ruhet fasada që kërkon BE, edhe Fusha ta përfitojë atë që qe vendosur në pazarin fillestar. ©Lapsi.al