Flash

Rasti Skripal, ministri britanik paralajmëron rusët e dyshuar

Lapsi.al 9 September 2018
Rasti Skripal, ministri britanik paralajmëron rusët e dyshuar

Dy të dyshuarit në sulmin me agjent nervor në Sallsbëri kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, do të ndalohen dhe gjykohen nëse ndonjëherë largohen nga Rusia, ka thënë ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid.

Mirëpo ai po ashtu ka pranuar se “realiteti është që ndoshta ata nuk do t’i shohim kurrë në Britani”. 

Ai ka thënë për BBC-në se të dyshuarit mendohet se janë pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU), dhe kanë shërbyer në bazë të urdhrave nga “nivelet më të larta” të Moskës.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë helmuar me agjent nervor në muajin mars.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rriten tensionet/ Londra akuzon drejtpërdrejt Putinin për sulmin me agjent nervor në Britani 

Të dyshuarit kanë udhëtuar drejt Britanisë nga Moska më 2 mars dhe janë identifikuar si, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Dy ditë më vonë, policia ka thënë se të dyshuarit kanë hedhur agjentin nervor para derës së Skripalëve.

Sulmi ka lënë të sëmurë Skripal, 66 vjeçar dhe vajzën e tij, Yulia 33 vjeçare, për javë të tëra.

Javën e kaluar Britania është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë pajtuar me deklarimet e Britanisë se “pothuajse me siguri”, Rusia ka miratuar helmimin.

Rusia në anën tjetër i ka cilësuar këto deklarata “të rreme” dhe ka cilësuar këtë situatë "histeri anti-ruse”. 

Të këshilluara

Erdogan paralajmëron masakër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar se sulmi me bomba dhe raketa në provincën e Idlib në Siri, e cila është kështjella e fundit e rebel...

18:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI