Flash

Panucci dhe McLeish edhe njëherë përballë: si trajner i Shqipërisë italiani kthehet në vendin e "krimit"

Lapsi.al 9 September 2018
Panucci dhe McLeish edhe njëherë përballë: si trajner i

Në 2007 ishte lojtari që i mohoi Skocisë kualifikimin në Europianin e 2008, por tashmë Christian Panucci rikthehet përballë skuadrës britanike si trajneri i Shqipërisë.

Në një epokë tjetër, Christian Panucci do të kishte nxjerrë videokasetën. Alex McLeish dhe një brez i mbështetësve të Skocisë janë ende në pritje të një teknologjie e cila mund të fshinte ate pamje nga kujtesa.

Fjala është për atë gol të vonë të Panuccit me Italinë që vrau shpresat skoceze për të arritur në Euro 2008.

Ai gjithashtu i dha fund që në vitin e parë impenjimit të parë të McLeish në krye të kombëtares së vendit të tij, pasi Birmingham City e joshi sërish 10 ditë më vonë.

Vërtetë ironike, pasi edhe angazhimi i dytë i McLeish si trajner i Skocisë e sheh atë sërish përballë njeriut që i theu zemrat Ushtrisë Tartane vite më parë.

Tani në rolin e trajnerit të Shqipërisë, Panucci këmbëngul se nuk i kujtohen polemikat lidhur me goditjen e lirë që fitoi ndaj qendërmbrojtësit skocez Alan Hutton në fund ndeshjes së vitit 2007.

"Ende e mendoj  atë gol kundër Skocisë. Ishte minuta e 92-të dhe momenti që ne u kualifikuam në Kampionatin Europian. Ishte një arritje shumë e madhe për mua dhe shumë emocionuese sepse kisha humbur Botërorin e fituar nga Italia në 2006. Kjo ishte një nga pikat kryesore të karrierës time", tha Panucci.

"Unë kam rikthyer shiritin e atij momenti 100 herë - krosi i Andrea Pirlo dhe koka ime që godet topin në rrjetë. Shpresoj vetëm që edhe lojtarët e mi të më japin të njëjtën ndjesi të hënën", u shpreh trajenri i talian i kuqeiznjve gjatë një interviste për "The Mail" të dielën, një ditë përpra sfidës me kombëtaren skoceze, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Nën drejtimin e tij Shqipëria ka fituar tashmë sfidën e parë në Grupin I të Ligës C, atë me Izraelin 1-0 në "Elbasan Arena" të premten.

Të këshilluara

Boks: Gjetan Keta kampion bote në WBU

Boksieri Gjetan Keta shpallet kampion bote ne peshat super të mesme në versionin WBU. Keta ka fituar në fund të raundit të peste, kur kundërshtari boshnjak, num...

23:32

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Po...

13:42

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI