Flash

Meta takon Thaçin në Durrës dhe jep një mesazh

Lapsi.al 9 September 2018
Meta takon Thaçin në Durrës dhe jep një mesazh

Në kulmin e debatit për çështjen e kufijve dhe pas vizitës së Presidentit serb Aleksander Vuçiç, në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Durrës me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për një drekë punë, siç e përshkruan Kreu i Shtetit.

Meta ka publikuar një foto me Thaçin, duke shprehur kënaqësi për takimin, ndërsa thotë se rritja e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është prioritet i përbashkëk. Po kështu Presidenti i Republikës shprehet se në interes të këyre qëllimeve duhet të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për të garantuar njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme. ????

Të këshilluara

Gregor Rama/ Bëmë baba të të ngjaj (FOTO)

Djali i kryeministrit, Gregor Rama do të hapë një ekspozitë të tijën perosnale në Galerinë Fab. Në banderolën e varur në hyrje të Galerisë, Gregor Rama ka pr...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI