Flash

FOTOT/ Propaganda e shpifur e deputetëve të PS me librat "falas"

Lapsi.al 9 September 2018
FOTOT/ Propaganda e shpifur e deputetëve të PS me librat

Deri të hënën e 17 Shtatorit, që është edhe dita e parë e shkollës, deputetët socialistë duket se kanë marrë përsipër një fushatë propagandistike të neveritshme, atë që kur ishin në opozitë e konsideronin "pedofili politike".

Në Facebook dhe në Instagram kanë nisur të shpërndajnë foto me fëmijë, herë të ulur në prehër, herë të përqafuar, të cilëve "iu dhurojnë" libra.

Fushata synon të promovojë vendimin e qeverisë për shpërndarjen e librave "falas", por në fakt të ngjall krupën, jo thjesht për mënyrën sesi fëmijët përdoren në mënyrë bajate nga politikanët, por edhe se i madh dhe i vogël e ka marrë vesh tashmë se librat NUK janë falas.

Vendimi i qeverisë parashikon që librat duhet të rikthehen në shkollë në fund të vitit shkollor dhe vetëm nëse do të jenë mirëmbajtur në mënyrë perfekte nga të miturit, atëherë prindërit nuk do t'i paguajnë. Përndryshe, prindërit do t'i paguajnë paratë e librave një për një, madje me çmime më të kripura se një vit më parë.

Nëse kanë një fletë të grisur, librat do të paguhen. Nëse kanë shënime mbi to, librat do të paguhen. Nëse kanë dëmtime në një mënyrë apo tjetër, librat do të paguhen në fund të vitit.

Pikërisht ky vendim i qeverisë do ta kanalizojë të gjithë presionin e prindërve ndaj fëmijëve.  Në përpjekje për të mos i paguar paratë në fund të vitit, fëmijët do të jenë vazhdimisht nën presion, të njëjtët fëmijë që sot hutohen pas buzëqeshjeve të deputetëve të veshur shik, të cilët ia "dhurojnë" këto libra.

Eshtë pikërisht në këto familje, ku do të kthehet në refren porosia për t'i ruajtur librat, vetëm e vetëm që t'i rikthehen shkollës të padëmtuar, për të mos paguar paratë. Refreni do të përsëritet, pavarësisht se vitin shkollor të miturit kanë nisur me gënjeshtrën e librave "falas" nga deputetët e PS.

E paqarte mbetet se si ia kanë dalë deputetët socialistë të marrin nga shkolla librat, për t'ia dhënë fëmijëve me të cilët bëjnë foto? Prodhimi i librave është paguar nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve dhe jo me paratë e Partisë Socialiste.

Parashikohet që librat të shpërndahen nëpër shkolla nga vetë mësuesit e klasave dhe prindërit duhet të firmosin dhe t'u merret një kopje e kartës së identitetit. Vetëm atëherë librat dorëzohen për nxënësin përkatës.

Edhe për këtë, kjo propagandë e shëmtuar e deputetëve socialistë me nxënësit e mitur është një rast tjetër që të kujton se rregullat janë bërë për t'u respektuar vetëm nga qytetarët e thjeshtë dhe jo nga të zgjedhurit e Rilindjes, që janë të qartë në moton e tyre: Sa më banale gënjeshtra, aq më e fuqishme propaganda!©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI