Flash

FOTO/ E keni vënë re gabimin në fasadën e shkollës së re “Kosova” në Tiranë?

Lapsi.al 9 September 2018
FOTO/ E keni vënë re gabimin në fasadën e shkollës

Në 17 shtator do të hapet në Tiranë shkolla 9-vjeçare “Kosova”. Ai është një ndërtim i ri dhe bashkia e Tiranës po e servir ditët e fundit në kronika të njëpasnjëshme televizive. Vetë Veliaj i ka vizituar punimet nja 3 herë deri tani.

Shumë kanë kaluar pranë saj, por të paktë janë ata që kanë vënë re një gabim të bërë në fasadë. Emri i shkollës është shkruar gabim. Është shkruar Shkolla 9 vjeçare Kosova, por duhet të shkruhej Shkolla 9-vjeçare "Kosova".

Ajo “viza” mund të dukej një vogëlsi nëse do të bëhej fjalë për një Fast Food, apo një lokal bastesh, por një gabim gjuhësor në hyrje të një shkolle nuk mund të jetë fare i parëndësishëm. Edhe fjala Kosova duhej vendosur në thonjëza. Më poshtë disa nga shkollat që kanë shkruar korrekt emrin në hyrjen e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI