Flash

Vetëvendosje 'braktis' Ramën, nis një aleancë me Berishën kundër Hashim Thaçit

Lapsi.al 8 September 2018
Vetëvendosje 'braktis' Ramën, nis një aleancë me

Albin Kurti ka nisur një bashkëpunim të ri me Sali Berishë, ish lider i shqiptarëve të Shqipërisë. Në Tiranë, lideri i VV’së ka shkuar bashkë me Liburn Aliun. Në një video të publikuar nga Sali Berisha, shihet një afërsi ndërmjet dy zyrtarëve. Kurti më herët ka pasur raporte të mira me Edi Ramën, ndërkaq, ka pasur një ftohje me PD-në. Albin Kurit e Sali Berisha kanë filluar një bashkëpunim të ri.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka shkuar në zyrë ish-liderit të shqiptarëve të Shqipërisë. Vizita e Kurtit te Berisha po ndodh vetëm pak ditë pasi Hashim Thaçi s’la të zezë pa thënë për ish-Kryeministrin e ish-Presidentin shqiptar, të cilin e akuzoi edhe për ndihmë me Serbinë. Ndërkohë, në videon e publikuar nga takimi, shihet se Kurti i thotë Berishës se ka ardhur për të biseduar për temat aktuale.

Berisha është njëri prej zyrtarëve të Shqipërisë që ka dalë krejtësisht kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ai ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve. /Express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI