Këngëtarja Ariana Grande është detyruar të çaktivizojë komentet në llogarinë e saj Instagram pasi u bombardua me mesazhe nga fansat që e akuzonin për vdekjen e ish të dashurit Mac Miller.
Reperi 26-vjeçar vdiq të premten dhe mendohet se shkaku është mbidoza. Raportohet se Mac ka vuajtur muajt e fundit pas ndarjes nga Grande.
Çifti u lidh dy vite më parë para se të ndaheshin më maj. Më pas këngëtarja u fejua me komedianin Pete Davidson.
Në orët e para të shpalles së vdekjes së Miller, llogaritë e mediave sociale të Grande kanë qenë ‘të përmbytura’ me mesazhe rreth reperit.
Shumë prej tyre akuzuan këngëtaren për vdekjen e tij.
“Ky është faji yt,”-shkroi një fans. “Është çmenduri sepse ti e vrave atë.”
Grande, i cila ende duhet të komentojë publikisht vdekjen e Millerit, i ka çaktivizuar komentet në llogarinë e Instagram-it.
Një burim i tha Entertainment Sonte se Grande është “shkatërruar” dhe “shumë i mërzitur” nga vdekja e Millerit.
Pavarësisht ndarjes Ariana e mbështeti atë rrëfeu burimi.