Flash

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Lapsi.al 8 September 2018
Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Pogba ka folur për AFP.

"Unë kam folur me 'Grizou', për atë që është Topi i Artë, për të, duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që realizuam në Botëror, të mos mendojmë për çmime dhe gjithçka do të vijë vetë. Është në një fillim shumë të mirë, Kylian është gjithashtu në një fillim shumë të mirë, ata thjesht duhet të vazhdojnë të bëjnë atë që bënë", tha Pogba.

Po të ishte e mundur, Poga padyshim do të zgjidhte një bashkëkombas: "Unë jam një futbollist, nëse do të mundesha, nëse fjala ime do të ishte mjaft e fuqishme, do të doja që këtë çmim ta fitonte një lojtar francez, por nuk jam unë ai që vendos",

Një entuziazëm që gjithsesi kërkon kohë. Në fakt, çmimi i lojtarit të sezonit UEFA i është dhënë Luka Modric, finalist i Kupës së Botës me Kroacinë dhe fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Dhe asnjë lojtar i Francës nuk është ndër tre finalistët për çmimin e FIFA-s të sezonit që do të zbulohet më 24 shtator në Londër (Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo).

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI