Flash

Overdoza i mer jetën edhe reperit 26-vjeçar, Mac Miller

Lapsi.al 8 September 2018
Overdoza i mer jetën edhe reperit 26-vjeçar, Mac Miller

Raperi amerikan Mac Miller është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, ka konfirmuar një mjek në Los Anxhelos.

Mediat raportojnë se 26-vjeçari, i cili njihej për abuzimin me substancat vdiq nga një mbidozë e dukshme.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit Malcolm James McCormick, mori në famë me albumin e tij debutues në vitin 2011.

Ai publikoi këngën e tij të fundit, Sëimming, më parë këtë vit dhe do të shkonte në turne.

“Artisti i njohur Mac Miller vdiq sot në shtëpinë e tij në Studio City,”-tha në një deklaratë Departamenti i Mjekësisë së Rrethit të Los Angeles.

“Mëngjesin e 7 shtatorit, Malcolm McCormick u gjet pa ndjenja. Autoritetet u thirrën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa do të bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.”

Miller ishte ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande.

Ata u ndanë publikisht më parë këtë vit pas 2 vitesh lidhje dhe Ariana u fejua me komedianin Pete Davidson.

Çifti, i cili u takua në vitin 2012, bashkëpunoi në një numër këngësh dhe u shfaq së bashku në koncertin One Love Manchester në 2017.

Disa akuza u ngritën kundrejt tij pasi në maj arrestua duke ngarë makinën në influencën e substancave

Grande foli publikisht për përfundimin e marrëdhënies së tyre toksike pasi fansat e fajësuan atë për arrestimin e tij.

“Unë nuk jam dado apo nënë dhe asnjë grua nuk duhet të mendojë se duhet të jetë e tillë,”-tha ajo në një mesazh të postuar në mediat sociale.

Grande tha se kishte përpjekur të mbështeste për vite me rradhë.

Të këshilluara

Beyonce poston fotot nga ditëlindja (FOTO)

Më 4 shtator, Beyonce festoi 37-vjetorin e lindjes së saj. Këngëtarja mori urime të shumta për ditëlindjen e saj, që nga nëna, emra të njohur e deri te fansa...

20:05

Oscari shtyn kategorinë e re në festival

Organizatorët e Okarëve kanë njoftuar se kanë shtyrë planet për të prezantuar një kategori të re të filmave në ceremoninë e tyre vjetore të dhënies së çmimeve. ...

19:35

Bebe Rexha, e 40-ta në Billboard

Bebe Rexha ka hyrë për herë të parë në Top 40 të top-listës prestigjioze “Billboard”. Bebe Rexha këtë pozitë e ka zënë si solo artiste me këngën “I’m a Mess”...

19:00

Kim lëndon dorën, heq dorë nga selfie-t

Pjesëtarja e familjes më të madhe mediatike amerikane ka pasur dhembje dore, pikërisht prej pozicionit që duhet të ketë për të bërë selfie. Lajmin e dha vetë Ki...

18:00

Renato Mekolli rikthehet në Top

Pas një shkëputje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re. Pak minuta më parë ai ka treguar se shumë shpejt do ...

17:00

Incidenti me fustanin, Rita del zbuluar

Revista prestigjoze Gentelmens Quarterly (GQ) ka organizuar mbrëmjen e djeshme eventin e saj “GQ Awards”. Mes shumë emrash të njohur pjesëmarrëse ka qenë edhe k...

16:32

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI