Flash

Në qershor çmimi u rrit me 5.6 %, shqiptarët paguajnë më shumë taska sesa karburant

Lapsi.al 8 September 2018
Në qershor çmimi u rrit me 5.6 %, shqiptarët paguajnë

Karburantet vazhdojnë të shtrenjtohen në vendin tonë. Sipas Bankë së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2018 karburantet u shtrenjtuan 3,3% përqind. Vlera më lartë u arrit në qershor ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5,6% përqind.

Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës, madje në 2017 edhe gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur akcizë.

Mbi 60 përqind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë, si ai për shërbimin e skanimit apo markimit të karburanteve.

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë. 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.

Një litër naftë sot në Tiranë tregtohej me mbi afro 180 lekë për litër nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI