Flash

Maqedonia feston 27 vjetorin e pavarësisë. Referendumi i 30 shtatorit do të vendosë për emrin

Lapsi.al 8 September 2018
Maqedonia feston 27 vjetorin e pavarësisë. Referendumi i 30 shtatorit

Ushtria e Republikës së Maqedonisë e ka shënuar 27-vjetorin e Pavarësisë së vendit me një breshëri nderi artilerie të rëndë nga batalioni përkatës në kazermën “Ilinden” në Shkup, mbrëmjen e 7 shtatorit.

Ceremonia qendrore për Pavarësinë e Maqedonisë, gjithsesi do të mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune përpara godinës së qeverisë maqedonase, ku pritet të flasë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Festimi i 27-vjetorit të Pavarësisë përkon edhe me vizitën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, e fundit mes krerëve të vendeve perëndimore që viziton Shkupin gjatë kësaj jave, pas ndalesave të mëparshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Merkel do të takohet me kryeministrin Zaev për t’i bërë të ditur mbështetjen e Gjermanisë për referendumin e 30 shtatorit për zgjidhjen e çështjes së emrit, që do t’i hapë rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, pas një ngërçi dhjetëravjeçar që detyronte Greqinë të vendoste veton.

8 shtatori shënon përvjetorin e 27 të referendumit të suksesshëm për pavarësinë e Maqedonisë, ku mbi 95 për qind e qytetarëve votuan pro një Republike të pavarur dhe “me të drejta për të hyrë në një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumin e parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.

Të këshilluara

Merkel viziton sot Maqedoninë

Referendumi i 30 Shtatorit do të tregojë, nëse Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut, si pjesë e marrëveshjes historike me Greqinë fqinje....

08:42

Vuçiç viziton sot Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një adresim për opinionin, në mbrëmjen e së premtes, ka thënë se ditën e shtunë si edhe të dielën, do ta vizitojë Koso...

08:21

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09