Flash

Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për një projekt të ri

Lapsi.al 8 September 2018
Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për

Lajmi i pak ditëve më parë se ikona e Ora News, Ilva Tare ( foto e mesit lart) do të largohej nga ky ekran për të nisur punë në projektin e sapo startuar Euronews në shqip, nuk është veçse qershia mbi tortë e një beteje të ashpër, që është zhvilluar këtë verë në tregun e nëndheshëm të televizioneve. Ajo do të duket qartas këtë fillim vjeshte në ndryshimet në ekrane. Sepse dy TV të rinj po tentojnë të futen fuqishëm në treg, duke tronditur letargjinë e kakohshme. Fjala është për projektin e televizionit A2 ose CNN shqiptar, i cili ka nisur një merkato të madhe. Ai ka rrëmbyer një pjesë të rëndësishme të stafit të Top Chanel duke nisur nga ish drejtuesi i lajmeve, Endri Xhafo (foto në mes poshtë), nga drejtuesja e emisionit të pasdites Juli Krisafi (majtas), nga spikerja e lajmeve Denisa Pasho (në foto në studiot e reja me Anduena Llabanin, gjithashtu e rrëmbyer nga TVSh) e deri tek disa reporterë.

Këto ndryshime nuk kanë prekur Tv Klan, por kjo s'e ka penguar spikeren e Abc News, Viol Xhafaj, të shkojë ndërkohë drejt CNN për një pagë disa herë më të lartë.  I gjithë stafi i A2 ka filluar me kohë trajnimin dhe mendohet të dalë në transmetim në fund të këtij viti.

Disa muaj pas tij, në pranverë pritet të startojë edhe Euronews në shqip, i cili ndryshe nga konkurenti i drejtpërdrejtë, e ka blerë të plotë franchizën e emrit që mban. Ai do të shfaqet në ekran me emrin Euro News dhe do të drejtohet editorialisht nga zyra qëndrore në Lion. Deri më tani, përpos Ilva Tares, ky TV ka siguruar edhe prezencën e njërit prej emrave më të njohur të gazetarisë vendase, Andi Bejtja, i cili do të luajë rolin e drejtorit editorial shqiptar.

Të dy televizionet, me struktura moderne, me investime serioze teknologjike, do tentojnë të thyejnë hegjemoninë e vjetëruar të televizioneve informative tradicionale. Ata premtojnë ndryshime të mëdha në treg. Kjo e ka bërë edhe ekranin lider të informacionit, News 24 ta nisë këtë vit me artileri të rëndë.

Ai ka rikthyer të enjten emisionin e Ylli Rakipit (pas kalimit të Eni Vasilit në Top Channel) dhe Gjithashtu do ta nisë prime times të së hënës dhe të se martës me dy emisione nga Adi Krasta. Për fare pak, në News 24 ka dështuar edhe një kontratë me Rudina Xhungën, e cila do të kthehej aty me emisionin e saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Vrasjet e muajve të fundit, ku kryefjalë e kronikave të zeza ka qenë Shkodra, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë mobilizuar policinë, e cila ka nisur një ...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI