Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend, Asamblenw e Partisë Socialiste dhe aksionin e opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Lubonja ka komentuar zërat e disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, por që nga punimet e Asamblesë nuk rezultoi diçka e tillë.
“Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjëfarë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes. Ndërkohë që qeverisja e rilindasve me në krye Ramën, është refuzimi i çdo lloj gabimi, përgjegjësie, korrigjimi.” – tha Lubonja.
Lidhur me propozimin e PD për vettingun në politike, Lubonja ka shpjeguar pse është “kundër”.
“Ka disa probleme propozimi i opozitës. Për mua opozita e bën punën mirë deri te denoncimi i lidhjes së politikës me krimin, pastaj kur vjen puna për të bërë diagnozën e kësaj ‘sëmundje’, e më pas ‘terapinë’ ka shumë probleme. Dhe këtu jemi te një lloj terapie që sugjeron PD, vettingu i politikanëve. Nëse do të funksiononin institucionet që kemi, se ne e kemi institucionit e Kontrollit të Pasurive, dhe ne do t’i kishim pasuritë e politikanëve, por nuk ka funksionuar. Edhe ky vettingu në politikë, është si demagogji, për të gënjyer njerëzit, sepse i duhet për propagandë. Për t’i thënë Ramës ti nuk e do ligjin se je i korruptuar”, - shprehet Lubonja.