Flash

Itali, gjykimi i Habilajve në 26 shtator, Nezar Seitaj ende në burg

Lapsi.al 8 September 2018
Itali, gjykimi i Habilajve në 26 shtator, Nezar Seitaj ende në burg

Përpos zhvillimeve në politikë shtaotir do të ketë edhe zhvillime në procese gjyqësore që kanë bërë bujë në vendin tonë, një prej tyre është edhe ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir. Pritet që në Itali të nisë procesi i rëndësishëm gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës italo-shqiptar të narkotrafikantëve të vëllezërve Habilaj.

Pak javë më parë, bëri bujë lajmi se financieri i kësaj bande, shqiptari Nezar Seitaj i arrestuar në Shqipëri dhe i ekstraduar mes polemikave të shumta në Itali, ishte lënë "i lirë" duke i ndryshuar masën e arrestimit nga burg në arrest shtëpiak. Gjykata e Katanias ka konfirmuar këtë vendim, por sipas Ora News, deri më sot Nezar Seitaj vazhdon të qëndrojë në burg.

Masa e arrrestit shtëpiak do të aplikohet vetëm në momentin kur gjykata e Katanias do të vërë në dispozicion të të arrestuarit byzylykun elektronik që bën të mundur kontrollin e tij në distancë e moslargimin nga banesa. Por deri më sot bykylyku elektronik për të nuk ka ardhur e shqiptari Seitaj vazhdon të qëndroj në gjendje arresti me burg.

Ndryshimi i masës së arrestit për Nezar Seitaj nga Gjykata e Katanias u bë pas vlerësimit të kërkesës së avokatit të tij që pretendon në rolin dytësor e të parëndësishëm të klientit të tij në lidhje me aktivitetin e kësaj bande.

Seanca e procesit gjyqësor të bandës së Habilajve është konfirmuar të zhvillohet në Gjykatën e Katainas më datë 26 shtator e po me 26 shtator do zhvillohet dhe procesi gjyqësor ndaj Nezar Seitaj dhe pse nga mediat shqiptare pak javë më parë informohej se procesi ndaj tij do të ishte i ndarë nga anëtarët e tjerë të bandës Habilaj.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u mbajt në Katania më 31 maj të 2018, një seancë e shkurtër ku  avokatët e të arrestuarve shqiptarë kërkuan gjykim të shkurtuar për klientët e tyre, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues.

Një ditë më parë më 30 maj, nje ekip prokurorësh shqiptarë morën në pyetje të gjithë të arrestuarit shqiptarë të bandës së Habilajve. E sipas burimeve të Ora Neës, marrja në pyetje nga prokurorët shqiptarë ka të bëjë me aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri. Në seancën e ardhshme të datës  26 shtator, pas parashtrimit të akuzave të prokurorëve, avokatët mbrojtës do të nisin me linjat e tyre mbrojtëse që pritet të zgjasin disa seanca.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09