Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për Italinë, ajo kundër Polonisë, i ka dhuruar një arritje të rëndësishme Leonardo Bonucci: mbrojtësi i Juventus ka arritur në kuotën e 81 prezencave me fanellën e përfaqësueses, tre legjenda të futbollit italian: Franco Baresi, Giuseppe Bergomi e Marco Tardelli. Për qendërmbrojtësin ky është pozicioni i 11° në lojtarët më përfaqësues të Italisë në histori. 31 vjecari debutoi në 2010 me Italinë dhe ka luajtur dy Botëror dhe dy Europianë.
Klasifikimi udhëhiqet nga rekordmeni Buffon me 176 prezenca ndërsa për tu futur në 10 të parët, Bonucci duhet të arrijë të paktën 91 prezencat e Del Pieros. Kapiteni aktual i Italisë Giorgio Chiellini është në kuotën e 97 ndeshjeve.