Flash

Aleanca e pabesueshme Albin Kurti- Berisha për të mbrojtur kufijtë e Kosovës

Lapsi.al 8 September 2018
Aleanca e pabesueshme Albin Kurti- Berisha për të mbrojtur

Ata janë pothuajse në gjithçka e kundërta e njëri - tjetrit. Gjithnjë kanë ndejtur larg dhe e kanë parë tjetrin me dyshim nga distanca. Por sot, Albin Kuri ka trokitur në zyrën e Berishës dhe në takimin e tyre nuk ka asgjë të rastësishme. Duke kapërcyer hendekun që qëndron mes tyre, ata i ka bërë bashkë një kauzë më e madhe: mbrojtja e kufijve aktualë të Kosovës.

Pak ditë më parë lapsi.al e kishte paralajmëruar se diplomacia e vendeve që janë kundër idesë Thaçi - Vuçiç për shkëmbimin e teritoreve, kryesisht ajo gjermane dhe britanike, po punonte intensivisht për ngritjen e një fronti anembanë shqiptar për rrefuzimin e ndarjes së Kosovës. Rrezultatet e para janë parë sot në zyrën e Berishës. Dhe ish kryeministri nuk e ka fshehur aspak qëllimin e vëretetë të takimit me kreun e Vetëvendosjes. Menjëherë pas këtij takimi ai ka bërë një nga deklaratat më të forta të kohëve të fundit, ku I ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës ta ndalojnë atë që ai e ka quajtur si një lojë të nisur në Beograd dhe që i shërben interesave të Serbisë së madhe: “U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike. Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin teritorial të Repubilikës së Kosovës” ka shkruar ai. Sikur të mos mjaftohej me kaq lideri historik I PD-së ka sulmuar ashpër (pa emër) edhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin që po e mbështet fort këtë ide, duke e quajtur atë si një argat të serbomëdhenjve në Prishtinë. “Sa herë që e kanë shtruar, me dhjetëra herë, kanë marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, per fat të keq edhe nga kata që kanë marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt të vetin” ka shkruar Berisha.

Me sa duket përpjekjet fillestare për të ngritur një front kundër ndarjes së Kosovës po japin përpjekjet e para. Ato jo vetëm e kanë izoluar Hashim Thaçin Brenda skenës politike në Prishtinë por ato më në fund kanë bërë bashkë edhe dy njerëz që në kushte të tjera nuk do kishin qenë kurrë në një tryezë, Albin Kurtin dhe Sali Berishën.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Vrasjet e muajve të fundit, ku kryefjalë e kronikave të zeza ka qenë Shkodra, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë mobilizuar policinë, e cila ka nisur një ...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI