Flash

Vettingu në politikë, Rama i kthen përgjigje Bashës: Gati të ulem e ta nisim me libër shtëpie

Lapsi.al 7 September 2018
Vettingu në politikë, Rama i kthen përgjigje Bashës: Gati

Një fjalim i gjatë dhe plot kritika ky i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS, nga ky do të ndizen edhe motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Teksa vlerësoi sërish nismën e PD për platformën e saj për vetting ndaj politikanëve, Rama dha qëndrimin e tij të prerë se ishte gati që të ulej në një tryezë me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe ‘ta nisim me libër shtëpie’.

Kreu i të majtëve nuk mund të linte pa ‘thumbuar’ edhe LSI-në, që e ka cilësuar si ‘Çizme të PD’.

Dua të sjell në vëmendje që po bën po atë gabim që bëri. Normalisht atyre që janë mbi 18 vjet po të përsërisësh po atë gabim nuk është shenjë maturie. Në element pozitiv ishte dje. Vettingu i politikanëve. Ky ka qenë një problem kryesor me opozitën. Vettingu i gjyqtarëve e prokurorë. Procese gjyqësore janë mbyllur me raporte mjekësore se ska patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia. Unë them që cdo instrument i ri i mundëshëm që bën transparencë për mua të parin, gruan time, për tokat e gruas time, pallatin e gruas, tenderat e baxhanakut tim kunatin, fëmijëët e mi është një instrument që duhet të na vlejë. Cizmja e PD, që nxjerr nga qafa e këpucës. Mirëpo si bëhet kush e vë dorën në zjarr që baxhanaku im ska marrë 15 mln euro tendera? Mbase Taulanti. Atëherë si bëhet? Një instrument që i bën këto më mirë më shpejt, është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër. Ku udhëtojnë, cfarë bëjnë. Unë jam gati. Cështja është që kjo mos jetë e lidhur me reformën drejtësi, mos kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi. Për këtë vettigun që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. Se besoj që një komision bipartisan të merrej me këtë punë. Kemi ngarkuar Taulantin me Spahon, Agacin dhe Cucin të komunikojë me Bylykbashin. Ketë e diskutojmë por vetingun tjetër do e cojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulemi me Lulin. Ai fillimin e ka me unë nuk ulem po s’ka problem unë do ti lutem që ta bëjmë një herë e mirë këtë punë. Po ta bëjmë me libër shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën.” – tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI