Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

U vra nga shoku i fëmijërisë, iku për azil, por e kthyen. Historia e Indrit Pepës

Lapsi.al 7 September 2018
U vra nga shoku i fëmijërisë, iku për azil, por e kthyen.

Zanafilla e vrasjes së Indrit Pepës në Mamurras. Autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Pepa dhe Markola kanë qenë miq që në fëmijëri. Ata u konfliktuan 6 vite më parë, ndërkohë që Pepa u largua drejt Gjermanisë për azil

Indrit Pepa u ekzekutua me breshëri plumbash dje në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Report Tv mëson se autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se Pepa dhe Markola kanë qenë shok me njëri-tjetrin pasi njiheshin që në fëmijëri.

Para 6 vitesh, në një lokal në Mamurras, viktima Indrit Pepa dhe Agron Markola kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Pepa i ka thënë Markolës: "Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.

Por 3 ditë më pas, Agron Markola dhe Azis Markola kanë dalë dhe kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.

Pas një viti, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Burimet bëjnë me dije se Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.

Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.

Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

3 vite më parë, viktima Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani ku ka kërkuar edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai ka lindur një vajzë e cila sot është 3 vjeçe.

Pas 1 vit e gjysëm qendrimi në Gjermani, Indrit Pepa është deportuar në Shqipëri, pasi sipas shtetit Gjerman, Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe Pepës nuk i rrezikohet jeta.

Dy netë më parë, viktima Indrit Pepa ka qenë duke pirë në një lokal me disa miq të tij. Rreth orës 4 e mëngjesit ata kanë dalë nga lokali dhe Pepa ka përcjellë miqtë e tij nëpër banesat e tyre. Është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit, i cili duhet të nisej për në Shkodër.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari Indrit Pepa ka pikasur 2 persona dhe është larguar menjëherë, por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Indrit Pepa, kishte marrë disa plumba në këmbë dhe ishte rrëzuar përtokë. Në momentin kur kanë rënë, familjarët thonë se autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët e lagjes i kanë parë autorët e vrasjes por kanë frikë të flasin.

Famijarët kërkojnë nga shteti që të vihet drejtësi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI