Flash

'Shfryhet' aksioni i policisë në Shkodër, gjykata u jep vetëm 30 ditë burg tre të arrestuarve. Njërin e dërgon në shtëpi

Lapsi.al 7 September 2018
'Shfryhet' aksioni i policisë në Shkodër, gjykata u jep

Të arrestuarit në Shkodër dy ditë më parë kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Ndonëse arrestimi i tyre u konsiderua si goditje ndaj krimit dhe arrestim 'të fortësh', Gjykata e Shkodrës ka caktuar masa sigurise të lehta ndaj tyre. Tre nga të arrestuarit morën 30 ditë burg, ndërsa një tjetër u la në arrest shtëpie. 

Përkatësisht me 30 ditë arrest me burg kanë marrë:  Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjec, Emrah Plaku, 22 vjeç, Erogen Brajoviç, 36 vjeç.  Ndërsa për Astmer Bilali, 29 vjeç, është dhënë masa arrest shtëpie.

Mbi ta rëndojnë akuza vetëm për armëmbajtje pa leje. Gjatë këtij aksioni u sekuestruarn: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 6 mjete të blinduara, rreth 800 fishekë, 1 armë e ftohtë, 10.500 euro, 3 makina lojërash fati, njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB, telefona celularë dhe karta telefonike, 2 veshje antiplumb. Por policia nuk ka dhënë informacione se ku dhe kujt i janë sekuestruar armët dhe mjetet e mësipërme,

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI