Flash

Rama tallet me Vettingun e Bashës "Mos e vini dorën në zjarr..."

Lapsi.al 7 September 2018
Rama tallet me Vettingun e Bashës "Mos e vini dorën në

Edi Rama po përpiqet ta qesharakëzojë idenë e Lulzim bashës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të bëhet vetting edhe për politikanët. Pasi dje iu përgjigj pozitivisht propozimit të kreut të opozitës sot, në asamblenë e PS, kryeministri tha se ky vetting duhet të fillojë nga ai. "Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë" tha ai para socialistëve.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve

Më tej Rama vazhdoi me të njëjtat nota ironike:  "Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet?

Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët.

Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë",

Me këtë përgjigje flakë për flakë Rama tregon jo vetëm sigurinë e atij që ka në dorë edhe gurin edhe arrën, por mbi të gjitha edhe të atij që ka kohë që nuk i frikësohet më kësaj opozite.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI