Flash

Publikohen fotot nga ditëlindja e Beyonce

Lapsi.al 7 September 2018
Publikohen fotot nga ditëlindja e Beyonce
Më 4 shtator këngëtarja me famë botërore, Beyonce festoi 37-vjetorin e lindjes së saj. Ditëlindja e saj madje është festë ndërkombëtare duke u karakterizuar si #BeyDay, kjo ditë është shënuar nga vetë fansat e këngëtares. Këngëtarja mori urime të shumta për ditëlindjen e saj, që nga nëna, emra të njohur e deri te fansat e këngëtares. Në të gjitha urimet nuk mungonte fjala “mbretëreshë”, pasi që të gjithë i referohen këngëtares si një e tillë. Ndërsa vetë Beyonce, në rrjetin social “Instagram” ka vendosur të ndajë fotografi nga festa e ditëlindjes së saj. Në fotot e postuara shihet që këngëtarja ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e saj me njerëzit e saj të afërm, pa bërë ndonjë festë me shpenzime marramendëse e pa gjëra luksoze përreth. Në mbishkrimin e fotove, vitin e kaluar këngëtarja e konsideron monumental, sepse sipas saj shumë gjëra të mira kishin ndodhur. Që nga lindja e binjakëve, realizimi i albumit, performoanca në festivalin “Coachella”, menjëherë pas shtatzënisë e shumë momente tjera domethënëse për këngëtaren. Këngëtarja, së bashku me burrin e saj, reperin Jay Z, janë në turneun e albumit “On the Run II”, i cili mbaron më datën 11 shtator.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Të këshilluara

Robbie William baba për herë të tretë

Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se janë bërë prindër për herë të tretë me anë të një nëne zëvëndësuese. Çifti i famshëm bëri të ditur lajmin me ...

10:56

FOTO/ Ndërron jetë aktori Burt Reynolds

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori hollivudian Burt Reynolds. Ai pësoi një atak në zemër këtë të enjte dhe u shtrua në një spital në Florida të Shteteve t...

21:36

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI