Flash

Projektligji i PD/ Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do kalojë në ‘sitën’ e vettingut

Lapsi.al 7 September 2018
Projektligji i PD/ Nga Rama te zyrtarët e institucioneve, kush do

Zbardhet projektligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike.

Teksa lançoi dje nismën Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

Projektligjin e PD u dorëzua sot në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet. Ligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’. Kështu, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucionesh.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI