Flash

Popullariteti i Emmanuel Macron vazhdon rënien

Lapsi.al 7 September 2018
Popullariteti i Emmanuel Macron vazhdon rënien

Nuk kanë të mbaruar problemet për presidentin francez Emanuel Makron, disa e braktisin ndërsa të tjerë e kritikojnë publikisht. Dhe të gjithë këta janë ministrat e tij. Makron është gjithnjë e më i vetmuar ndërsa rënia e popullaritetit vazhdon. Ditët e fundit për arsye të ndryshme dhanë dorëheqjen ministri për ekologjinë dhe ajo e sportit duke vënë në vështirësi ekzekutivin duke bërë të domosdoshëm ndryshime në poste.

Por tashmë është ministri i brendshëm Kolomb, i cili në një intervistë për BFMTV u shpreh se rënia e popullaritetit të presidentit është një fakt mbi të cilin duhet reflektuar. Më tej ai shtoi se ekzekutvit i mungon përulësia, por mediat franceze shkruajnë se kjo kritikë është për Emanuel Makron.

Sipas tij, një nga problemet e kreut të Elizesë është se nisi të mendonte se ishte i përsosur dhe kur kjo ndodh nuk pranon kritika. Por ish-kryebashkiaku i Lion kritikoi dhe largësinë e ekzekutivit nga populli.

Të këshilluara

Erdogan paralajmëron masakër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar se sulmi me bomba dhe raketa në provincën e Idlib në Siri, e cila është kështjella e fundit e rebel...

18:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI