Flash

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, përgatitje për zgjedhjet

Lapsi.al 7 September 2018
Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, përgatitje

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sot, ndërsa do të ndezë motorët për fushatën për zgjedhjet lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Asambleja do të nis punimet në orën 10:00, ndërsa nuk do të mungojë fjala edhe e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së.

E gjithë vëmendja e socialistëve do të përqendrohet tek fjalimi i tij, i cili pritet të përcjellë edhe mesazhin politik drejtuar opozitës. Gjatë punimeve të Asamblesë priten ndryshime në sekretariatin ekzekutiv të PS-së.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE

1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.

2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”

3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.

4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018

5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.

6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.

7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”

8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”

9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI