Flash

Luan Rama: Institucionet shkelin Kushtetutën me ligjin për simbolet kombëtare, shtet karagjoz

Lapsi.al 7 September 2018
Luan Rama: Institucionet shkelin Kushtetutën me ligjin për simbolet

“Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore”. Ky është shqetësimi që ka ngritur në fokus zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Përmes një statusi në “Facebook” Rama thekson se institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si shtet karagjoz. Sipas Luan Ramës është shkelur në mënyrë flagrante ligji “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

REAGIMI I LUAN RAMËS

Shtet karagjoz!

Askund tjetër e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore!

Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”.

Sepse ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë̈ dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshtim me përcaktimet e ligjit!

Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institucioneve tona, ku varianti më skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shqiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë! Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI