Ylli i popit, Lily Allen ka pranuar se shikon filma erotik në faqen e internetit ‘Pornhub’ prej vitesh.
Zbulimi vjen pasi këngëtarja zbuloi se ka kryer marrëdhënie seksuale me eskorta pas ndarjes nga Sam Cooper.
33-vjeçarja bëri zbulimin gjatë një interviste në KIIS FM’s Will and Woody të enjten.
“Unë kam qenë duke parë ato gjëra në Pornhub për vite,”-tha ajo në radio, duke iu referuar orgazmave femërore.
Lily shkaktoi tronditje vetëm disa ditë më parë kur pranoi në një post në Instagram se flinte me prostituta femra gjatë turneut.
“Kam fjetur me femra eskorta kur usha në turne, shkaku se ndihesha e humbur dhe e vetmuar ndaj kërkova për diçka,”-shkruajti ajo. “Unë nuk jam krenare, por nuk më vjen turp. Nuk do e bëj më.”