Flash

Liga e Kombeve/ Grezda, i vë vulën vigjiljes problematike të Panuccit para Izraelit

Lapsi.al 7 September 2018
Liga e Kombeve/ Grezda, i vë vulën vigjiljes problematike të

Shqipëria e Panuccit anti-Izrael nuk ishte ajo që tekniku do të donte. Shumë lojtarë të dëmtuar, nga ata që janë në zgjedhjet e para të teknikut, disa të tjerë janë jashtë kondicionit, duke e bërë edhe më të limituar alternativën e formacionit për italianin, por largimit nga grumbullimi i Eros Grezdës i vuri vulën vigjiljes së vështirë të ndeshjes më të rëndësishme për kuqezinjtë, që kur në krye është Panucci.

Wingeri nuk ka qenë në gjendje të bëntë as 30 minuta nga ato që shpresonte Panucci, që në këtë rast është gënjyer nga dëshira e lojtarit të ri të Rangers për të luajtur. "Jam gati të luaj 65-70 minuta" kishte lajmëruar Grezda, por në fakt nuk mund të luajë qoftë edhe një të vetme. Lojtari është larguar nga grumbullimi me lejen e stafit dhe nuk do të jetë në dispozicionedhe për ndeshjen me Skocinë.

"Grezda është nga ata lojtarë që të ndryshojnë lojën edhe në pak minuta", deklaroi në ditën e parë të grumbullimit italiani, që kishte shpresën ta përdorte me pikatore 23 vjecari, por në momentet e duhura.

Grezda kishte 5 muaj që nuk luante për shkak dëmtimi e madje edhe Rangers kur firmosi me shqiptarin, sqaroi tifozët se do ta dashuroni sapo ta shihni në fushë, duke qenë se në Europa League në sfidën me Osijek sulmuesi nuk luajti se ishte i dëmtuar.

Me Grezdën, Roshin e Sadikun jashtë, Panucci e gjen veten më zgjedhjet e dytë, të paktën në aspektin ofensiv. Problem dhe shumë, por tani mbetet vetëm që të besojmë në atë që tha Hysaj dy ditë më parë: "Ne jemi shqiptarë dhe vendosim zemrën në fushë sa herë jemi në vështirësi".

Të këshilluara

Brazili zgjedh kapitenin e ri

Neymar është kapiteni i ri i Brazilit. Vendimi është marrë nga vetë tekniku Tite, që ka braktisur përfundimisht modelin e kapitenit me rotacion, gjë që e apliko...

15:39

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI