Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Ku jetojnë super të pasurit? Hong Kong ia kalon New York-ut

Lapsi.al 7 September 2018
Ku jetojnë super të pasurit? Hong Kong ia kalon New York-ut

Qyteti që ka më shumë të pasur në botë nuk është më Nju Jorku. Atij që njihet ndryshe si “Big Apple”, apo “Molla e madhe”, i është dashur t’ia dorëzojë fronin Hong Kongut, destinacioni i ri i miliarderëve.

Vitin e kaluar, numri i individëve me llogari marramendëse bankare që preferojnë qendrën financiare aziatike ështe trefishuar, duke mbërritur në 10 mijë.

Nju Jorku e mbante të bllokuar kreun e listës që prej vitit 2011, por tani i duhet të dorëzohet. Personat e klasifikuar si super të pasur janë ata që vlejnë 30 milionë dollarë e lart. Besohet se ky ndryshim i rëndësishëm preferencash ka ardhur si pasojë e “boom”-it që po përjeton tregu i aksioneve në Hong Kong dhe lidhjet e tij financiare me ekonominë e fuqishme kineze.

Rritja e shpejtë e kësaj të fundit ka tërhequr një numër të madh të pasurish në rajon. Por, vet qytetet kineze nuk kanë mundur të bëhen pjesë e renditjes së zonave që preferohen më shumë nga miliarderët, e shpjegimi për këtë është i thjeshtë: pasuria kineze nuk është e përqëndruar në rajone të veçanta, por është e shpërndarë në të gjithë vendin.

Në tërësi, sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shteti më i preferuar nga super të pasurit dhe janë shtëpi e gati një të tretës së më të kamurve të globit.

Renditja e 10 kryeqendrave botërore me më shumë të pasur:

Hong Kong

Nju Jork

Tokio

Los Angeles

Paris

Londër

Chicago

San Francisco

Washington DC

Osaka

Të këshilluara

Orët Rolex, pse janë ato aq të shtrenjta

Orët Rolex janë disa nga orët më të njohura por njëkohësisht edhe më të kërkuarat në botë. Vitin e kaluar, një orë e markës Vintage Rolex Daytona u shit në anka...

20:05

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI