Flash

Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Lapsi.al 7 September 2018
Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Vrasjet e muajve të fundit, ku kryefjalë e kronikave të zeza ka qenë Shkodra, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë mobilizuar policinë, e cila ka nisur një sërë operacionesh kërkimi në zonat ku raportohet se ushtrojnë aktivitetin bandat krimiale.

Ekzistenca e këtyre bandave provohet nga krimet e prekshme që dalin javë pas jave në media. Por, kryeministri i vendit, ministri i Brendshëm dhe ambasadori amerikan kanë dhënë deklarata të ndryshme nga njëri-tjetri për zhvillimin e krimit në Shqipëri.

Diametrikisht i kundërt me Xhafajn dhe Lu-në është vetë shefi i qeverisë.

Duke folur sot në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama nuk pranoi që ti cilësonte si banda këto grupime që kanë kryer vrasje dhe zhdukje njerëzish. Sipas Edi Ramës, këto persona janë rrugeçër dhe si të tillë ata duhet të humbasin autoritetin që kanë prej vitesh.

“Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe të qartë dhe plot ndriçim në çdo qytet për të gjithë rrugeçërit. Se këtu flitet banda, por këtu kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht. Këta duhet të humbasin përfundimisht autoritetin që kanë në rrugë, që gëzojnë prej shumë e shumë vitesh. Duhet të shqetësohen këta kur dalin nga shtëpia” - theksoi Rama, teksa bëri përgjegjëse edhe prokuroritë e gjykatat për lirimet e tyre.

Por, vetëm disa muaj më parë, ministri i tij i Brendshëm dhe ambasadori amerikan kanë dhënë deklarata komplet të kundërta nga Rama. Të dy, Fatmir Xhafaj dhe Donald Lu, janë shprehur se në Shqipëri veprojnë grupe kriminale, edhe pse të dhënat që kanë nxjerrë të dy publikisht nuk përputhen.

Ka qenë fillimisht Donald Lu që më 2 tetor të vitit të kaluar deklaroi se në vend ka katër klane kryesore të cilat drejtojnë 20 familje kriminale që dominojnë aktivitetet e jashtëligjshme.

“Lufta kunder krimit te organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg do kthehet sërish. Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale. Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Në 2016 u arrestuan 1940 persona, por më pak se 100 u dënuan” – u shpreh Lu nga ceremonia e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.

Vetëm pak muaj më pas, më 2 shkurt të këtij viti, Fatmir Xhafaj përshkroi në emisionin ‘Opinion’ një panoramë më të gjerë të krimit në vend. Sipas ministrit të Brendshëm, në Shqipëri operojnë rreth 40 grupe kriminale.

Grupet kriminale shqiptarë nuk janë më ato të viteve 90, as të 97-ës më kallashnikov. Janë në një fazë të re.

Sipas standardeve të Europol kemi 15 grupe kriminale, por sipas statistikave tona janë rreth 40 grupe kriminale”, tha Xhafaj, i cili shtoi se 53% e këtyre grupeve operojnë në fushën e narkotikëve, 11% në trafiqet njerëzore, 18% në fushën e vrasjeve dhe 20% në krimin ekonomik.

Pas këtyre deklaratave dhe meqënëse asnjë nga këto grupe kriminale nuk është shpartalluar mbetet dilemë, kujt i duhet besuar, Xhafës dhe Lu-së, apo Ramës, që thotë se ka vetem disa keqbërës të vegjël?

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI