Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Prej disa muajsh ata i kanë munguar publikut pasi nuk sjellë ndonjë produkt të ri muzikor në tregun shqiptar.
Mirëpo ndërkohë që kanë kaluar një verë relaksuese dhe tashmë i kanë mbyllur pushimet, Miriami dhe Albani na kanë paralajmëruar mëngjesin e sotëm se kanë nisur punën për projektet e reja.
Ka qenë Miriami ajo që publikoi në profilin e saj në Instagram një foto të adhurueshme, ku shfaqet përkrahë Albanit dhe jep një lajmin e bukur për fansat e tyre.
“Gjëra të bukura po vijnë”, shkruan Miriami krahas fotos ku na lë të kuptojmë se së shpejti ajo do të rikthehet së bashku me Albanin me një projekt të ri.
