Flash

Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve

Lapsi.al 7 September 2018
Bllofi fëmijënor i vettingut të politikanëve
Lulzim Basha ka hedhur në treg një tjetër propozim qesharak atë për të bërë vettingun e politikanëve të lidhur me krimin. Për këtë ai ka thënë se do t’i propozojë kuvendit edhe disa amendamente kushtetuese që deputetët t’i nënshtrohen të njëjtës “gjueti shtrigash”, njësoj si prokurorët dhe gjykatësit. Por, ideja e lëshuar papritamas, madje e mbështetur edhe nga kundërshtarë të fortë të tij, nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një budallalëk me brirë. Lexo më tej:

Vetting politikanëve/ Rama i kthen përgjigje Bashës përmes Twitterit: Sa më parë

Po t’i besosh sado pak propagandës që bën prej kohësh PD-ja kjo nismë është thjeshtë utopike dhe e pa arritshme. Si mund të pretendojë sot një opozitar, i cili këmbëngul se Edi Rama ka kapur tërësisht edhe institucionet e Vettingut, që janë në monitorim të fortë ndërkombëtar, të besojë se kjo mazhorancë do të angazhohet kundër vetes së saj? Si mund të imagjinojë ai, se amendamentet e reja kushtetuese që kërkojnë një shumicë të cilësuar do arrijnë të bëjnë bashkë me votat e demokratëve edhe ato të socialistëve? Si mund të ëndërrojë ai, edhe nëse kjo ndodh falë ndonjë presioni hipotetik ndërkombëtar, që edhe pasi t’a votojnë, socialistët nuk do t’a minojnë këtë proces? Pra, Lulëzim Basha duhet të ishte i ndërgjegjshëm se kjo as nuk ka gjasë të ndodhë dhe as mund të kryehet kurrë, për sa kohë Edi Rama është në pushtet. Po atëherë pse e hedh idenë në treg? Thjeshtë për të gënjyer publikun, apo se është një naiv i pashërueshëm që beson tek paktet me kundërshtarin? Kësaj dileme mes Bashës mashtrues, apo të papjekur, dikush më dashamirës ndaj tij mund t’i shtonte edhe një të tretë: atë të njeriut që beson tek armët me të cilat politika luhet në perëndim. Sipas këtij versioni, megjithëse ai është i ndërgjegjshëm se kjo sfidë nuk realizohet, kreu i PD-së nuk këmbëngul kot në të. Ai kërkon t’a shndërrojë këtë betejë në një vijë demarkacioni mes të mirës dhe të keqes. Ai e di që socialistët nuk e përballojnë dot këtë sfidë, prandaj e hedh atë në treg për të fituar besimin e publikut, për kredibilitet përpara njerzve, në fund të fundit, për të treguar se kush është pro krimit dhe kush e lufton atë. Po në pikën që kanë arritur gjërat në Shqipëri, pyetja që shtrohet është: edhe sikur të jetë kështu, a është efikase kjo rrugë? A mjafton fitorja e betejave të tilla për të ngadhënjyer në luftën finale? Natyrisht që jo. Sepse Basha e ka provuar dhe vetë që kjo gjë nuk funksionon. Në çdo vend normal të globit, një pushtet që do ishte mundur edhe në betejën e dekriminalizimit (me mbi 20 të zgjedhur të nxjerrë nga politika) edhe në betejën e kanabizimit (ku kreu i rendit rrezultoi i lidhur me trafikantët), do t’i kishtë mbledhur valixhet me kohë. Por në një arenë si Shqipëria, ku më tepër se votuesit luajnë rrol paratë e oligarkëve, të fortit e dalë nga burgu dhe televizionet servise të qeverisë, të fitosh sfida të tilla politike është krejt e padobishme. Pra në këtë kuptim, ideja e Bashës për vettngun e politikës është totalisht shterp: e para se është e parealizieshme dhe mbi të gjitha sespse tashmë është ezauruar koha për të luftuar me mjete normale politike. Kjo qeveri nuk mbahet më në këmbë, as se është e besueshme, as se ka simpatinë e njerzve dhe as se ka mbështetjen e tyre. Ajo qëndron në zyra sepse ka kapur pushtetin financiar, mediatik dhe kriminal. Prandaj me të nuk konkurohet, as me gjeteje ligjore, as me lëvizje shahisti dhe as ngrënje gurësh në damë. Me të janë të pafrytshme lojrat mbi tavolinë. Për të pasur shpresë të fitosh ndaj saj, duhet përmbysur tyeza. Sa më shpejt Lulzim Basha t’a kuptojë këtë, aq më parë do t’i japë fund propozimeve fëmijënore, si ato për vettingun e politikanëve. Sa më vonë që kjo të ndodhë, aq më shumë ai do vazhdojë të jetë fasada fallco e një rregjimi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Tri lexime të John Boltonit

Porosia për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës nga Washingtoni erdhi nga njeriu, i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Por ka edhe më shumë se kaq... 1....

09:33

Pse i thashë "NDAL" Thaçit dhe Vuçiçit

Gjatë një aktiviteti të përbashkët me presidentët e Kosovës dhe Serbisë fundjavën që shkoi, unë i bëra një thirrje të drejtpërdrejtë të dyve, që të mos bëjnë ga...

10:40

Tragjedia që prishi statistikat e Ramës

Po të mos ishte për tragjedinë e Selenicës do kishim rekordin më të ulët të vrasjeve. Po të mos ishte për qindra mijë azilkërkuesit, do ishim në BE. Po të mos a...

11:48

Edi Rama dhe charteri i Igli Tares

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë h...

12:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI