Flash

Asgjë e re nga Asambleja, Rama ishte futur në rol. Përveç tij, të gjithë kanë faj për keqqeverisjen

Lapsi.al 7 September 2018
Asgjë e re nga Asambleja, Rama ishte futur në rol. Përveç

Të gjithë kanë faj për keqqeverisjen, përveç meje! Ky ishte i gjithë thelbi i fjalimit të gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Me tone të larta dhe fraza të zgjedhura me kujdes, Rama u fut në rolin që e kemi parë shpesh, aq më tepër në prag fushatash elektorale dhe përsëriti të njëjtin fjalim bajat. Ai shkarkoi gjithë dështimet e veta në këto 5 vjet tek ca drejtorë e nëpunës të administratës; akuzoi deputetët dhe kryetarët e partive që hartojnë lista punësimesh të njerëzve të tyre; qesëndisi Niko Peleshin dhe i kërkoi të shkonte të flinte nëpër fshatra pranë fermerëve, kërkoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit përse kishte akuzuar policinë për paaftësi.

Pra, kanë të gjithë faj përveç Edi Ramës. Të njëjtën strategji ai e përdori edhe në fushatën e vitit 2017. Justifikimin për dështimet e veta gjatë mandatit të parë e gjeti tek LSI-ja.  Ai u tha shqiptarëve nga veriu në jug se gjërat nuk ecnin si duhet për shkak të LSI-së, për shkak të tepsisë dhe se atij i duhet timoni i vetëm. Tani që e ka marrë timonin i vetëm pas një viti, Edi Rama shfaqet sërish duke bërë teatër. Shkarkon gjithë përgjegjësitë te administrata, deputetët apo kryetarët e pagdhendur të PS-së. Ndërsa hesht apo i relativizon ato çështje për të cilat nuk ka çfarë të thotë. Fjala vjen tek kriminaliteti. Për kryeministrin në Shqipëri s’ka krim të organizuar, por ka vetëm ca rrugeçër që bredhin.

A thua se vrasjet në seri në Shkodër nuk janë bërë nga bandat kriminale, a thua se vrasja e informatorit të policisë dje në Memaliaj nuk u bë nga bandat e kanabisit të lidhura me Policinë e Shtetit. Janë plot çështje të tjera që ilustrojnë keqqeverisjen e tij në këto pesë vite, por si gjithmonë i vetmi që nuk ka përgjegjësi është Edi Rama. Ky populizëm banal i kryeministrit, sado bukur të paketohet përmes batutave dhe frazave shpotitëse, nuk mund të mbulojë kurrsesi realitetin që sot shohin dhe prekin shqiptarët.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI