Flash

Arrestohet artistja franceze, doli lakuriq në një vend peligrinazhi katolik

Lapsi.al 7 September 2018
Arrestohet artistja franceze, doli lakuriq në një vend peligrinazhi

Një artiste ka përfunduar në pranga pasi u paraqit lakuriq në një vend pelegrinazhi katolik në Lourdes të Francës.

Deborah de Robertis, e njohur për shfaqjet e saj provokuese në të gjithë vendin, doli para statujës së famshme duke mbajtur vetëm një copë ngjyrë blu në kokën e saj në pikën e pelegrinazhit, Sanctuary of Our Lady of Lourdes, në rajonin Occitanie.

34-vjeçarja qëndroi para statujës duke i mbajtur duart në një pozitë lutjeje, ndërsa vizitorët e tronditur kalonin dhe e shikonin të shtangur.

Një besimtar i tronditur madje provoi edhe ta mbulonte gruan me një vello, ndërkohë që policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.

Prokurori i Tarbes Pierre Aurignac u shpreh:

Policia u thirr nga njerëzit në vend, e arrestuam dhe qëndroi në paraburgim për disa orë”.

Kjo nuk është hera e parë që artistja del nudo në vende të mbipopulluara. Vendi i fundit ku ajo u paraqit e zhveshur ishte muzeu Louvre në Francë, ku ajo pozoi me këmbë të hapura para pikturës së famshme të Da Vinçit, Mona Lisa.

Të këshilluara

FOTO/ Ndërron jetë aktori Burt Reynolds

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori hollivudian Burt Reynolds. Ai pësoi një atak në zemër këtë të enjte dhe u shtrua në një spital në Florida të Shteteve t...

21:36

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI