Flash

Alarmi nga ndotja/ Në Shqipëri janë rreth 30 mijë tonë mbetje plastike të pamenaxhuara

Lapsi.al 7 September 2018
Alarmi nga ndotja/ Në Shqipëri janë rreth 30 mijë tonë

Në dekadën e fundit, mbetjet plastike janë shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore në rang global. Nëse vazhdohet me këto ritme parashikohet se deri në 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq në oqeane.

Por nga vjen e gjithë kjo plastikë?

Portali i të dhënave Ourwolrd in Data ka publikuar së fundmi të dhënat mbi mbetjet plastike të pa menaxhuara në të gjithë botën, të projektuara deri në vitin 2025. Sipas të dhënave sasia e mbetjeve të pa menaxhuara në Shqipëri është 29,705 tonë. Krahasuar me vendet e rajonit që janë marrë në shqyrtim sasia është shumë më e lartë. Në Bosnje dhe Hercegovinë sasia e mbetjeve të pa menaxhauara është rreth 12,955 tonë, ndërsa në Malin e Zi, mbetjet plastike të pa menaxhuara përllogariten 4,416 tonë.

Kina mbetet vendi numër një për sasinë më të lartë të mbetjeve të pa menaxhuara. Sipas të dhënave në portal mbetjet plastike të pa menaxhuara janë 8.82 milionë tonë plastikë, e ndjekur nga Indonezia me një sasi të pa menaxhuar të mbetjeve plastike prej 3.22 milionë tonë. I gjithë pellgu i Lindjes së Largët duket se kanë një problem me menaxhimin e mbetjeve plastike. Edhe Tajlanda prodhon një sasi të konsiderueshme mbetjesh plastike, ku sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data, sasia vjetore është 1.03 milionë tonë. India ka një sasi mbetjesh prej 600 mijë tonë mbetje të pa menaxhuara të plastikës.

Mbetjet e pa menaxhuara të plastikës janë të përcaktuara si plastikë e ndotur ose e hedhur në vend të papërshtatshëm.

Mbetjet plastike të pa menaxhuara përfshijnë hedhjet apo groposjen e tyre në vende të pakontrolluara, ku nuk janë të përmbajtura plotësisht. Mbetjet e menaxhuara keq kalojnë përfundimisht në oqean nëpërmjet rrugëve ujore, rrjedhjeve të ujërave të ndotura, dhe transportit me anë të erës apo valës.” /Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI