Flash

Stefano Gabbana nënvlerëson fustanin e Chiarra Ferragni (Foto)

Lapsi.al 6 September 2018
Stefano Gabbana nënvlerëson fustanin e Chiarra Ferragni (Foto)

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë. Një spektakël fishekzjarresh, karnavale në një luna-park, një koncert madhështor dhe jo një apo dy, por tre fustane nusërie të Dior-it, që Chiara ndërroi gjatë natës. Por stilistit me famë botërore, Stefano Gabbana-s nuk i pëlqeu zgjedhja e një prej fustaneve të blogeres dhe e shprehu këtë gjë publikisht pa asnjë problem.

Ai komentoi në një foto të Chiara-s të postuar nga Harper`s Bazaar Uk dhe nuk u rezervua aspak në komentin e tij. “I lirë”, -ka shkruar Gabbana duke lënë të kuptohet që fustani nuk i kishte pëlqyer aspak. Ky koment i stilistit është pasuar me shumë komente të tjera nga ndjekësit që iu kundërvunë menjëherë.

Po flet për firmën tënde”; “I lirë je ti me këto komente” janë vetëm dy nga shumë përgjigjet që i kanë kthyer Gabbana-s. Kjo nuk është hera e parë që stilisti i famshëm bën komente të ashpra që nxisin reagime nga njerëzit. Rasti i fundit ishte ai me Selena Gomez-in, të cilën ai e quajti të shëmtuar.

Të këshilluara

Fifi sërish kunja Taynas

ëngëtarja Filloreta Raçi dhe reperja më e re, Tayna duket se kanë nisur një luftë të hapur mes tyre. Fakti që Tayna e quan veten si nëna e repit shqiptar, n...

14:44

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI