Flash

Skenarët/ Si do të ndahen kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

Lapsi.al 6 September 2018
Skenarët/ Si do të ndahen kufijtë mes Serbisë dhe

Megjithëse njeriu i parë që hodhi idenë e rishikimit të kufinjve presidenti Hashim Thaçin nuk u tregua i sinqertë përpara publikut duke folur vetëm për bashkimin e Luginës së Pershevës me Kosovën, tashmë nuk përbën sekret fakti ajo që po diskutohet nuk është një dhurim, por një shkëmbim. E për këtë kanë filluar të diskutohen hartat, të ndahen territorret dhe të numërohen popullësitë.

Gazetari Baton Haxhiu, që e ka mbështetur me mish e me shpirt idenë e Thaçit për rishikimin e kufinjve ka shpalosur të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Zona B” në Klan Kosova projektet mbi të cilat po punojnë në fshehtësi Thaçi, Vuçi dhe lobistët pranë tyre që duan t’a shtyjnë përpara këtë çështje.

Sipas këtij projekti të shaposur në Klan Kosova që Lapsi.al e ka ndjekur Kosova do ti dorëzojë Serbisë pjesën e saj veriore me Veriun e Mitrovicës, Leposevaqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin ose gati 10% të teritorit të saj.

Ajo do të marrë në këmbim Luginën e Preshëvës që përbëhet nga Presheva, Bujanovci dhe ndoshta dhe Medvegja ku shqiptarët nuk përbëjnë më shumicë.

Në emisionin “Zona B” është bërë një bilanc edhe i popullsive që mendohen të zhvendosen nëse plani që po kundërshtohet me forcë nga shtetet kryesore europine arrin të realizohet ndonjëherë. Në zonat e Luginës së Preshevës banojnë afro 80 mijë qytetarë, gati 70% e të cilëve janë shqiptarë. Ndëra në Kosovën e veriut afro 40 mijë, nga të cilët 93% janë serbë.

Por përpos, dilemave territoriale dhe demografike në lojë janë edhe interesa të mëdha ekonomike. Burime të “Zona B”, qe Lapsi.al e ndoqi, kanë bërë të ditur se problemet e minierës së Trepçës dhe liqenit të Ujmanit që është me rëndësi jetësore për ekonominë e Kosovës do të zgjidhen me marrëveshje mes dy vendeve.

©Lapsi.al

Emisioni i plote "Zona B" e Baton Haxhiut

 

https://youtu.be/aaiD5a5icbs

Të këshilluara

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI