Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Prapaskena: Tare bindi Milinkovic Savic të refuzonte 8 milionë euro në Francë

Lapsi.al 6 September 2018
Prapaskena: Tare bindi Milinkovic Savic të refuzonte 8 milionë euro

Ishte ëndërra e gjysmës së Europës, por në fund Sergej Milinkovic-Savic qendroi tek Lazio dhe është gati të rinovojë kontratën e tij në skadencë në 2022 me pagesë të dyfishuar, nga 1,5 në 3 milionë euro në vit. E megjithatë ishte mundësia që serbi të fitonte shumë më tepër: "Shumë skuadra e kërkuan Sergej e prezantuam tek Lazio disa oferta shumë interesante. Në Francë i propozuan 8 milionë", zbuloi menaxheri i tij Mateja Kezman.

Nuk duhet shumë të kuptohet se pas shifrës duhet të jetë Paris Saint Germain, por Kezman bëri të ditur se Lazio është aq e preferuar për Sergej sa edhe perballë një oferte të tillë nuk e ka shtyrë asnjëherë Drejtorin Sportiv Igli Tare për ta shitur. "Lazio refuzoi ofertat dhe ne nuk insistuam për shitjen, sepse Seregj në Romë ndihet mirë".

Cfarë e bindi Milinkovic-Savic të qendrojë bardhekaltër? Përgjigjia është në fjalët e Kezman: "Lotito e Tare na bindën se kërkojnë të arrijnë në Champions League e se Sergej është lojtari kryesor për të arritur këtë objektiv”.

Një vit tjetër të paktën në Romë, pavarësisht se rinovimi është fare pranë gjë që do të shërbejë për të rritur edhe më shumë cmimin e mesfushorit. "Nëse për një portier paguhet 70-80 milionë – u shpreh ish-sulmuesi i Psg duke iu referuar Kepa e Alisson - Sergej nuk mund të vlejë më pak se 100 milionë".

Të këshilluara

Befason Toni Kroos... zgjedh Francën

Toni Kroos ka zgjedhur ekipin e Francës si model për t'u ndjekur nga kombëtarja gjermane, pas dështimit të kësaj të fundit në "Rusi 2018". Kjo zgjedhje e mesfus...

19:29

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI