Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Në idetë e Panuccit është ai Hyka, i vetmi që mund të sulmojë hapësirat

Lapsi.al 6 September 2018
Në idetë e Panuccit është ai Hyka, i vetmi që mund

Kombëtarja e Shqipërisë nis rrugën drejt Ligës së Kombeve me një objektivi të vetëm: kualifikimin në finalet e Euro-2020. Problemet mënjanë, për Christian Panuccin është momenti të zgjedhë mënyrën e përballjes me Izraelin. Në fakt, të përsërisësh arritjen historike të Francës, 2 vjet më parë, nuk është edhe kaq e thjeshtë, por për ti dhënë një dorë Christian Panuccit dhe kuqezinjve shërben turneu më i ri i UEFA-s për përfaqësueset.

Izraeli dhe Skocia janë kundërshtarët e Divizionit C në Grupin 1 dhe deri këtu ndeshjet janë të gjitha për tu luajtur, por për ti komplikuar jetën teknikut kanë menduar dëmtimet e pedinave të rëndësishme të formacionit si Roshi apo Sadiku, por edhe më e komplikuar në zgjedhjet e italianit është vlerësimi për mungesën e minutave në këmbët e shumë futbollistëve.

Problemet mënjanë, për Christian Panuccin është momenti të zgjedhë mënyrën e përballjes me Izraelin. Nuk është kundërshtar i thjeshtë, pavarësisht memories së fitores së fundit në transfertë 0-3, madje ndoshta nuk është as ajo mënyra e duhur për tu përballur me ta në Elbasan Arena.

Kjo ka bërë që Panucci ti besojë eksperiencës, me rithirrjen e Agollit apo edhe Bashës, pikërisht me logjikën se kush di, lodhet më pak. Është e qartë se, sido të vendosë tekniku, në dy ndeshjet kundër izraelitëve në Elbasan Arena dhe në Hampden Park ndaj Skocisë do të ketë lëvizje në formacion për lojtarët si Grezda që nuk mund ti përballojnë të plota ndeshjet e për më tepër dy.

Për portën ka ardhur koha e Strakoshës e nuk është se portieri i Lazios e ka për herë të parë. Por nëse aty cdo zgjedhje është njësoj në vlerë, Panucci duhet të bëjë llogaritë me prapavijën: Hysaj është i sigurtë në të djathtë dhe Djimsiti i favorizuar, e duke qenë se Panucci është shprehur në favor të eksperiencës, Agolli dhe Mavraj janë opsionet më të besueshëm. Por për qendrën spikat edhe Demiri, në kohën kur Binaku ka dualizmin me 37 vjecarin në të majtë.

Mesfusha ka emra më të qartë, sa i përkët qendrës me ekspertët Basha, Xhaka e Memushaj. Thirrja e Hykës në një moment të tillë mund të jetë edhe treguesi më i mirë se wingeri është grumbulluar për të bërë diferencën, sidomos po të kesh parasush se kuqezinjtë duhet të bëjnë pa Roshin. Takimi i ngrohtë me Panuccin në ditën e parë të stërvitjes është një tjeter e dhënë. Vështirë se Panucci do të sakrifikojë Grezdën që sapo ka ardhur nga dëmtimi, ndoshta në varësi të rezultatit mund të ketë minuta për lojtarin e ri të Rangers në fundm ndërsa hipoteza Lila, që edhe më parë e ka zëvendësuar Roshin në të majtë është e mundshme, me Gavazajn që pret shansin e tij.

Në sulm mund të mendohet një dualizëm, në kohën kur dy sulmues nuk është një opsion i këshillueshëm. Në këtë pikë, Bekim Balaj duket i favorizuar ndaj Gurit, që mbetet në kërkim të golit të parë me kombëtaren.

Të këshilluara

Befason Toni Kroos... zgjedh Francën

Toni Kroos ka zgjedhur ekipin e Francës si model për t'u ndjekur nga kombëtarja gjermane, pas dështimit të kësaj të fundit në "Rusi 2018". Kjo zgjedhje e mesfus...

19:29

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI