Flash

Le monde/ Macron, pro apo kundër shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Lapsi.al 6 September 2018
Le monde/ Macron, pro apo kundër shkëmbimit të territoreve

Sipas gazetës së referencës në Paris presidenti francez Emmanuel Macron mund të mos jetë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse deplomacia e vendit të tij nuk është shprehur ende për këtë çështje. "Nëse Parisi po hesht për këtë temë , Pallati Elysée i mbështet në mënyrë diskrete negociatat" shkruan Le monde që mban datën 7 shtator. Ajo i referohet një burimi të saj brenda rrethit të presidencës franceze që i ka thënë gazetës: "nëse kjo zgjidhje pranohet nga të dy vendet pse mos merret për bazë? megjithëse mund të kuptohen frikërat e partnerëve tanë duke nisur që nga  Angela Merkel, që i friksohet hapjes së precedenti. Pikërisht për këtë duhet pasur kujdes" thotë burimi.

 

Ky citimi është pjesë e një artikulli më të gjatë të lexuar nga Lapsi.al ku i bëhet jehonë qëndrimeve të ish administratorit të Kosovës dhe ish ministrit të jashtëm francez, Bernard Kuchner. Kushner ka dalë hapur në mbrojtje të nismës së Vuçiçit dhe Thaçit duke thënë se nuk ka një zgjidhje më të mirë. Ai ka hedhur poshtë krahasimin me Bosnjen duke thënë se aty palët e kanë të pamundur të bien dakord për një zgjidhje të ngjashme.

©Lapsi.al

Lexo me tej:

Skenarët/ Si do të ndahen kufinjtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

Të këshilluara

Basha kundër Krichbaum, kush ka të drejtë?

Në fillin të këtij sezoni në mbledhjen e grupit parmalentar kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi se se Reforma në Drejtësi është e diskretuar, se të paktën 11 g...

13:19

Drita e syve tek fëmijët tuaj

Mezi prisni që fëmijët tuaj të eksplorojnë botën jashtë. Deri tani çdo gjë ka qenë nën mbikqyrjen tuaj. Sot ai është më i madh dhe do të shohë e zbulojë përmes ...

14:02

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI