Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori hollivudian Burt Reynolds. Ai pësoi një atak në zemër këtë të enjte dhe u shtrua në një spital në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
82-vjeçari mori famë në vitet ’70 me filma si “Deliverance”, “The Longest Yard” dhe “Smokey and the Bandit”. Aktualisht, aktori veteran po xhironte skenat e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” së bashku me Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.




![]()