Flash

Fifi sërish kunja Taynas

Lapsi.al 6 September 2018
Fifi sërish kunja Taynas

ëngëtarja Filloreta Raçi dhe reperja më e re, Tayna duket se kanë nisur një luftë të hapur mes tyre. Fakti që Tayna e quan veten si nëna e repit shqiptar, nuk pranohet nga Fifi e cila në jo pak raste ka bërë deklarata të revoltuara ndaj saj.

Madje përflitet se edhe kënga e fundit që Fifi publikoi gjatë muajit gusht, “Habibi” është një diss i hapur kundër reperes së re, e cila në vetëm pak kohë ka arritur të jetë tepër e suksesshme.

Mirëpo dje Tayna, reagoi e revoltuar ndaj femrave që e gjykonin se ajo ende nuk kishte përfunduar një universitet dhe tha ndër të tjera se nuk e ka problem që femrat të ecin sa më lart, por nuk duhet të mburren kot dhe të gënjejnë veten.

 

Me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fifit, e cila e ka thënë fjalën e saj përmes një postimi në Instastory.

“Kur t’ja nisësh motër vallen duhet me dit me e mbajt. Ose hyr në kurs të shotës dhe ndonjë gjë të mësosh.  Mos gjuaj si kungja të 50 Centve, se ka mundësi që as nuk i duhet askujt çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë ti, sa follower-sa e sa koncerte. Moti i kisha bërë edhe unë, po s’kam ca me nxjerr se. Kështu që ulu me këmbë në Tokë o rrush se të ka ra fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj, se nuk është aq vështirë”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory.

Të këshilluara

David Henrie, së shpejti baba (FOTO)

David Henrie do të bëhët baba, dhe këtë lajm e ka ndarë në Instagram ku të gjithë janë surprizuar. “Pasi u martova jeta ime filloi të merte një tjetër kuptim...

14:23

Chrissy Teigen, në tapet të kuq pas lindjes

Chrissy Teigen është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq që pas lindjes së djalit të saj në maj. Nëna e dy fëmijëve erdhi në ceremoninë e ndarjes s...

13:22

Dua Lipa sjell këngën e re (VIDEO)

Dua Lipa e ka lançuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Është fjala për një bashkëpunim me “Silk City”, ekipi...

12:18

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI