Flash

Çmenduria/ Erdogan fillon ndërtimin e një pallati të ri (foto)

Lapsi.al 6 September 2018
Çmenduria/ Erdogan fillon ndërtimin e një pallati të ri

Vetëm me një pallat mund të krahasohet kompleksi rezidencal që po ndërtohet për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në gjirin Oklouk në detin Marmara, sipas një raporti të Cumhuriyet.

Sipas gazetës turke, edhe pse pallati presidencial me 1.150 dhoma i Erdogan në Ankara ka qenë objekt polemikash në tre vitet e fundit për shkak të luksit, Presidenti nuk hezitoi të urdhërojë ndërtimin e një pallati tjetër pushimesh.

Raporti thekson se në gjirin Oklouk ka patur një ndërtesë me katër dhoma që prej presidencës së Turgut Ozal dhe se kishte një plan për të rinovuar bujtinën, por askush nuk e avancoi projektin. Së fundmi, planet e rinovimit u anuluan pas një vendimi nga Presidenca për të ndërtuar një kompleks të ri.

Lart vendi ku do te ndertohet pallati i ri, poshte me presidentin serb Vuciç ne pallatin e bardhe te Ankarase.

Me poshte nje nga 1150 dhomat qe sherben si salle mbledhjesh

Faqja e internetit të Presidencës theksonte se  Gjiri i Oklouk është një hapësirë e gjelbër e kategorisë 1 ku ndërtimi nuk lejohet, por  ky informacion tani është zhdukur nga faqja.

Partia Republikane beson se ndërtimi i një pallati veror në këtë gji është i paligjshëm dhe shkatërron mjedisin. Struktura përfshijnë edhe tre plazhe artificiale në gjysmëhënës. Për krijimin e plazheve 120,000 ton rërë do të transportohen nga zona e Chili, me kritikët e Erdoganit që e fajësojnë atë për shkatërrimin e ekosistemit.  Buxheti për vetëm pjesën e plazheve artificiale është 30 milionë lira turke (rreth 6 milionë euro).

Kostoja totale e pallatit veror mbetet e panjohur, ndërsa vetëm kostoja e sistemit të kondicionimit shkon në rreth 900,000 euro.

Lexo me tej:

Një super-pallat presidencial për Rexhep Taip Erdogan

Luksi i shfrenuar i Emine Erdogan për shopping dhe për pallatin e sulltanit (Foto)

Jeta e çmendur pas lluksit e Emine Erdoganit (foto)

Të këshilluara

Erdogan paralajmëron masakër

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar se sulmi me bomba dhe raketa në provincën e Idlib në Siri, e cila është kështjella e fundit e rebel...

18:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI