Flash

Basha flet si lideri i të majtës: “pro të vegjëlve që shtypen, kundër të mëdhenjve që nuk ngopen”

Lapsi.al 6 September 2018
Basha flet si lideri i të majtës: “pro të vegjëlve

Ndonëse i farkëtuar me bindje të djathta dhe lider i partisë më të madhe të së djathtës në vend, Lulzim Basha ka filluar të flasë me termat e së majtës ekstereme duke u ndërgjegjësuar, se konflikti më i madh në vend po bëhet ai mes të pasurve dhe të varfërve, se nën rregjimin e Edi Ramës, po krijohet një pabarazi galopante dhe një hendek klasor që mund t’a shpjerë vendin dejt një konflikti civil.

Po të dëgjoje sot fjalimin e Bashës në Elbasan të hartuar nën moton: “Rama është me krimin, ne jemi me njerzit”, ajo që binte në sy ishte vënia e theksit tek “shtypja e të vegjëlve, të drejtëve, të zakonshmëve të të pafuqishmëve”.

Dhe nënvizimi i këtyre fenomeneve që i ka përzemër e majta radikale dhe jo qeverisëse e Europës, shoqërohej njëkohësisht edhe me antitezën e vet: “favorizimin e të mëdhenjve që nuk  ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja, grabitja që bëjnë duke u nisur nga paradhoma e Edi Ramës”.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

Pra, nuk ka këndvështrim më majtist sesa të përshkruash një shoqëri, ku të vegjlit dhe të pafuqishmit shtypen dhe ku të të mëdhenjtë e pangopur favorizohen.

Por fatkeqësisht kjo është e vërteta e Shqipërisë dhe përtej barrierave ideologjike Basha e ka nënvizuar atë duke marrë kështu një pozicion atipik, në mbrojtje të shtresave të pa privilegjuara që është atuja e të majtëve kudo në botë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI