Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Uefa, trajnerët duan ndryshime: rregull i ri për golat në transfertë e Var

Lapsi.al 5 September 2018
Uefa, trajnerët duan ndryshime: rregull i ri për golat në

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, edhe futbolli është gati ti nënshtrohet rregullave të reja të mundshme që mund të aplikohen në kohë jo të largëta. Gjatë takimit të përvitshëm Uefa Elite Club Coaches Forum në Nyon, trajnerët më të mirë europianë kanë kërkuar me insistim tre rregulla: merkato më e shkurtër dhe uniforme, Var në kupat e Europës e rregull i ri për golat në transfertë.

"Debatet kanë qenë intensivë – shpjegoi zv/sekretari i përgjithëshëm i Uefa-s, Giorgio Marchetti -. Diskutuam një analizë të gjatë teknike të sezonit, një argument të zakonshëm për trajnerët. Ata i kërkuan Uefa-s që merkato të mbyllet njësoj për të gjithë".

Për sa i përket Var, trajnerët kanë shprehur mendimin e tyre në favor të aplikimit të tij në Kupat e europës, edhe pse disa situata nuk i lënë të gjithë dakord, si në rastin e prekjes me dorë".

E reja më e rëndësishme është rregulli i golit në transfertë në kompeticionet Europiane. "Trajnerët mendojnë se të shënosh gol nuk është aq e vështirë sa në të shkuarën, kështu që ky rregull duhet riparë. Logjika është se futbolli po ndryshon dhe pesha e golit jashtë fushe nuk është i njëjti i viteve më parë, kur ky rregull është vendosur".

Të këshilluara

Kamza zgjedh trajner ish-lojtarin e kombëtares

Kamza nuk ka humbur kohë për të vendosur trajnerin që do të zëvendësojë në pankinë Bledar Devollin, të shkarkuar pas humbjes në Niko Dovana përballë Teutës, në ...

13:38

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI